Presidenti amerikan kërkon të uzurpojë Rripin e Gazës
-
Presidenti amerikan kërkon të uzurpojë Rripin e Gazës
ParsToday - Raportet tregojnë përpjekjen e presidentit amerikan për të marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe gjithashtu mundësinë e njohjes së sundimit të regjimit sionist mbi Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, për ta justifikuar planin e tij të ri, vuri në dukje shkatërrimit të tmerrshëm dhe tronditës të këtij rajoni që shkaktua nga sulmet izraelite në luftën 15-mujore, ndërsa deklaroi: "Rripi i Gazës nuk është një vend i përshtatshëm për palestinezët dhe atyre duhet t'u sigurohet një copë tokë e mirë dhe e re".
Sipas ParsToday, ky qëndrim i ri i qeverisë amerikane tregon se Trump në bashkëpunim me Benjamin Netanyahu, dëshiron të ndajë mes tyre tokën e mbetur të palestinezëve.
Më parë, Donald Trump kishte thënë se palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës duhet të dëbohen në Egjipt dhe Jordani në mënyrë që të krijohet mundësia për rindërtimin e rrënojave të Rripit të Gazës! Tani presidenti amerikan ka shkuar një hap më tej dhe po flet për të marrë nën sundim Rripin e Gazës dhe për të marrë nën pronësi këtë pjesë toke të vogël por me popullsi të dendur në brigjet lindore të Detit Mesdhe.
Një njeri që ka punuar në industrinë e ndërtimit në rininë e tij dhe tani është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përpiqet, nën pretekste humanitare, të spastrojë Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta nga popullsia e saj autoktone dhe të rindërtojë ndërtesat e shkatërruara atje. Dhe kjo është pavarësisht se ai nuk ka ndërmend të kërkojë mendimin e kësaj popullatës së shkatërruar nga lufta. Për këtë arsye, ai flet për domosdoshmërinë e dëbimit të dy milionë e gjysmë banorëve që jetojnë në Rripin e Gazës. Donald Trump gjithashtu ka paraqitur planin e tij edhe për më shumë se tre milionë palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor, me mundësinë e aneksimit të saj në territorin e kontrolluar nga Izraeli (territoret palestineze të vitit 1948).
Në këtë mënyrë, ideja e një zgjidhjeje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve do të braktiset efektivisht nga administrata aktuale amerikane dhe Amerika do të pushtojë territoret e mbetura palestineze përkrah Izraelit.
Sigurisht, deri më tani, të gjitha vendet arabe kanë kundërshtuar njëzëri idenë e Trump për dëbimin me dhunë të palestinezëve nga Rripi i Gazës në Egjipt dhe Jordani. Megjithatë, besohet se Trump ka llogaritur në ndikimin politiko-ekonomik si dhe në fuqinë frikësuese të ushtrisë amerikane kundër vendeve arabe, veçanërisht Egjiptit dhe Jordanisë. Me fjalë të tjera, nëse ushtria amerikane do të dërgohej në Rripin e Gazës për të imponuar sundimin amerikane mbi këtë rajon dhe për të hapur me forcë kufijtë e Egjiptit, duke detyruar kështu qindra mijëra palestinezë të dëbohen në territorin egjiptian, Kajro nuk do të ketë guximin të kundërshtonte një gjë të tillë.
Megjithatë, duket e pamundur që palestinezët, një komb që nuk e ka braktisur idealin e lirisë për tokën e tyre për 80 vjet përballë pushtimit, luftës dhe masakrës, do të heshtin dhe do t'i dorëzohen pushtimit amerikan. Prandaj, në kundërshtim me pretendimet e Trump për vendosjen e paqes në rajonin e Azisë Perëndimore dhe sigurimin e një jete paqësore për miliona palestinezë, presidenti i ri amerikan në fakt po ndez zjarrin e luftërave të reja në rajonin e Azisë Perëndimore, flakët e të cilave do të djegin jo vetëm vendet e rajonit, por do të përfshijë edhe amerikanët si pjesë e forcave që pushtojnë territorin palestinez.
Paqja dhe stabiliteti do të vendosen në territoret e Palestinës kur dhuna dhe padrejtësia kundër miliona palestinezëve të eliminohet dhe ata të arrijnë vendin e ëndrrave të tyre. Përndryshe, pushtimi amerikan i Rripit të Gazës ose njohja e sundimit izraelit mbi Bregun Perëndimor do të ishte vetëm një përpjekje për të fshirë çështjen, pa dhënë një zgjidhje përfundimtare për një problem kronik.