Trump sanksionon Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten në mbrëmje për të sanksionuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke e akuzuar institucionin për njëanshmëri ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Sipas IRNA, duke cituar NBC, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë, në mbështetje të Izraelit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ishte në Uashington.
Në deklaratë thuhet: “Gjykata Ndërkombëtare Penale, pa bazë ligjore, ka marrë juridiksionin mbi Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e saj, përfshirë Izraelin, dhe ka nisur hetimet paraprake dhe ka abuzuar më tej me pushtetin e saj duke lëshuar urdhër-arreste të pabaza kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant”.
Trump shtoi: "Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka juridiksion mbi Shtetet e Bashkuara ose Izraelin, sepse asnjë nga këto vende nuk është palë e Statutit të Romës ose anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale".
Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin izraelit të luftës Yoav Gallant me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.