Dëbimi i emigrantëve nga Trump, një krizë e madhe për Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i167764-dëbimi_i_emigrantëve_nga_trump_një_krizë_e_madhe_për_amerikën
Lideri i katolikëve në botë, Papa Françesku përmes një letre të hapur, dëbimin e emigrantëve nga administrata e Donald Trump e cilësoi si një krizë të madhe për Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2025 19:56 Europe/Tirane
  • Dëbimi i emigrantëve nga Trump, një krizë e madhe për Amerikën

Lideri i katolikëve në botë, Papa Françesku përmes një letre të hapur, dëbimin e emigrantëve nga administrata e Donald Trump e cilësoi si një krizë të madhe për Shtetet e Bashkuara.

Papa kritikoi ashpër politikat e Trump-it në lidhje me dëbimin dhe trajtimin e ashpër të emigrantëve, duke theksuar se kjo situatë përbën një krizë serioze për SHBA-në. Ai shtoi: "Ajo që ndërtohet mbi forcën dhe jo mbi të vërtetën e dinjitetit të barabartë të çdo qenieje njerëzore, fillon keq dhe do të përfundojë keq."