Scholz: Gjermania nuk pranon ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e saj
(last modified Sat, 15 Feb 2025 19:15:56 GMT )
Shkurt 15, 2025 20:15 Europe/Tirane
  • Scholz: Gjermania nuk pranon ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e saj

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar kundër deklaratave të zëvendës-presidentit amerikan, J.D. Vance, i cili ka përshëndetur partitë e ekstremit të djathtë në Gjermani.

Scholz theksoi se vendi i tij nuk pranon ndërhyrje të huaja në proceset e tij demokratike, veçanërisht në zgjedhjet parlamentare. Sipas raportit të agjencisë IRNA, duke cituar agjencinë France-Presse, Scholz, gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, mbrojti parimet demokratike të Gjermanisë. Ai deklaroi: "Ne nuk pranojmë ndërhyrjen e huaj në procesin demokratik dhe zgjedhjet  dhe shprehjen e pikëpamjeve në favor të ekstremit të djathtë." Kancelari gjerman u shpreh edhe për situatën në Ukrainë, duke theksuar se paqja mund të arrihet vetëm nëse ruhet sovraniteti i Ukrainës. "Paqja në Ukrainë është e mundur vetëm nëse sovraniteti i saj respektohet. Një paqe e diktuar nuk do të mbështetet kurrë nga ne," tha Scholz. Zgjedhjet parlamentare në Gjermani janë caktuar për datën 23 shkurt. Scholz kishte thënë më parë se Gjermania nuk do të ketë kurrë një gjuhë të përbashkët me forcat ekstremiste të djathta. Kancelari gjerman kishte paralajmëruar më parë për pasojat e mundshme të negociatave të SHBA-së me Rusinë në lidhje me paqen në Ukrainë dhe shtoi se çdo marrëveshje duhet të përfshijë dhe të respektojë interesat e Evropës. Në lidhje me deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shprehur qëllimin për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për të ndërmarrë hapa për paqe në Ukrainë, Scholz tha: "Asnjë negociatë për Ukrainën pa praninë e ukrainasve dhe asnjë negociatë për Evropën pa praninë e evropianëve, nuk është e pranueshme."