Veprimet e Trump nga lufta tregtare te dobësimi i institucioneve ndërkombëtare
(last modified Fri, 04 Apr 2025 17:45:39 GMT )
Prill 04, 2025 19:45 Europe/Tirane
  • Veprimet e Trump nga lufta tregtare te dobësimi i institucioneve ndërkombëtare

ParsToday - Mandati i dytë i presidencës së Donald Trump ka sjellë sfida të paprecedentë në rendin botëror të pas Luftës së Ftohtë duke intensifikuar politikat unilaterale dhe nacionaliste.


Politikat e presidentit amerikan Donald Trump kanë pasur një ndikim të thellë në rendin botëror.

Sipas Pars Today, duke cituar IRNA, Trump ka nisur një epokë të re paqëndrueshmërie dhe tensionesh gjeopolitike me veprime të tilla si vendosja e tarifave të rënda tregtare, dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe fokusimi në interesat kombëtare.

Njëanshmëria dhe dobësimi i institucioneve ndërkombëtare

Trump, i cili ishte një kritik i vendosur i rendit ndërkombëtar liberal që në fillim, filloi një drejtim të ri në politikën e jashtme të SHBA me veprime të tilla si tërheqja nga marrëveshja e Parisit për klimën, kërcënimi për tërheqjen e SHBA nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe fillimi i një lufte tregtare.

Ky proces jo vetëm ka vazhduar në periudhën e dytë të pranisë së tij në Shtëpinë e Bardhë, por është zgjeruar në një nivel të paprecedentë.

Presidenti amerikan u tërhoq nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërsa kërcënoi të reduktonte bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare.

Parullat e Trump, duke përfshirë "Make America Great Again" (MAGA), dhe veprimet e tij pasqyrojnë një zhvendosje nga globalizmi.

Trump  beson se politikat e mëparshme të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e aleatëve dhe zgjerimin e rendit liberal kanë dobësuar fuqinë ekonomike dhe të sigurisë së këtij vendi.

Tensionet tregtare dhe ndryshimet në rendin ekonomik global

Që nga rikthimi i Donald Trump në pushtet në janar, ekonomia globale dhe marrëdhëniet tregtare janë përballur me sfida themelore; Ndërkohë në mandatin e dytë të presidencës së Trump janë intensifikuar politikat e tij unilateraliste dhe nacionaliste.

Trump ka rritur tensionet tregtare duke vendosur tarifa të gjera mbi importet, duke përfshirë një tarifë bazë prej 10% për të gjitha mallrat e importuara dhe tarifa më të larta për vende si Kina (34%), Bashkimi Evropian (20%) dhe Japonia (24%).

Ndërkohë, kanali amerikan i lajmeve "CNN" citoi së fundmi Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë të thoshte se plani i Trump mund të jetë përshkallëzimi më i madh i tarifave amerikane në 100 vitet e fundit.

Këto masa, përveçse kanë shkaktuar luhatje të rënda në tregjet financiare botërore dhe kanë dobësuar vlerën e dollarit amerikan, kanë shtuar shqetësimet për recesionin ekonomik global.

Disa analistë kanë paralajmëruar se këto masa mund të kërcënojnë rendin e tregtisë ndërkombëtare. Ndërkohë gazeta “New York Times” raportoi dje (e enjte) duke iu referuar vendimeve të fundit të qeverisë amerikane për aplikimin e tarifave të gjera tregtare: “Shtetet e Bashkuara po çmontojnë rendin tregtar global që ndërtuan, duke sjellë një epokë të re pasigurie.”

Ekspertët besojnë se lufta tregtare e Trump si një mjet për t'i bërë presion vendeve tregon dëshirën e Trump për të përdorur mjete ekonomike për të çuar përpara interesat kombëtare.

Ndryshimi i qasjes së Amerikës ndaj NATO-s dhe reduktimi i angazhimeve të sigurisë

Në mandatin e tij të dytë, Trump kritikoi shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s dhe theksoi nevojën për të rritur buxhetet e mbrojtjes nga vendet anëtare, si dhe kërcënoi me tërheqje nga Traktati i Atlantikut të Veriut, duke treguar se qasja e Amerikës ndaj kësaj aleance po ndryshon.

Këto ndryshime dramatike në politikën e jashtme amerikane mund të kenë efekte të thella në sigurinë kolektive evropiane dhe strukturën e mbrojtjes.

Trump jo vetëm që acaroi marrëdhëniet me aleatët e vjetër dhe krijoi një hendek të thellë në marrëdhëniet transatlantike, por gjithashtu bëri që Evropa të lëvizte drejt një strategjie të pavarur për sigurinë e kontinentit të gjelbër.

Këto zhvillime tregojnë se lidershipi tradicional amerikan në rendin e sigurisë në Perëndimin e pas Luftës së Ftohtë po dobësohet dhe politikat e njëanshme të Trumpit kanë intensifikuar paqëndrueshmërinë në sistemin ndërkombëtar.

Ndërsa përkrahësit e këtyre politikave agresive e quajnë atë "rikthim i madhështisë së Amerikës", pasojat mund të kenë kosto afatgjata për stabilitetin dhe rendin global.