“Trump po gënjen” dhe “Djalli Amerikë nuk shfajësohet nëpërmjet negociatave” / Një vështrim në postimet e përdoruesve të rrjetit social X
Pars Today – Përdoruesit e rrjetit social X kanë publikuar postime të ndryshme ku kritikojnë politikat e presidentit amerikan në lidhje me Iranin dhe bashkëpunimin e tij me zyrtarët izraelitë në kryerjen e krimeve të luftës në Gaza.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social X shkroi: “Irani dhe Amerika do të takohen në Oman të shtunën për bisedime indirekte në nivel të zyrtarëve të lartë”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar së fundmi se Irani do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Pars Today, ndaj këtij pretendimi të presidentit amerikan kanë reaguar disa përdorues iranianë të rrjetit social X.
Navid Mostafizi, një përdorues iranian i rrjetit social X, shkroi: “Fjalët e zyrtarëve të vendit tim në lidhje me negociatat indirekte me Amerikën kanë më shumë besueshmëri për mua sesa pretendimi i Trumpit për negociata të drejtpërdrejta. Djalli kumarxhi, nëpërmjet luftës psikologjike dhe lajmeve të pasigurta po synon paqen, mjetet e jetesës, ekonominë e Iranit dhe ndarjen e tij”.
Gjithashtu, aktivisti politik iranian Hamid Rasaei tha: “Ndërsa z. Araghchi po flet për fillimin e negociatave indirekte me Amerikën, të cilat fillojnë të shtunën, Trump po pretendon për negociata të drejtpërdrejta që fillojnë të shtunën! Ai po gënjen, sepse premtimi i tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe konfliktit Hamas-Izrael nuk është përmbushur, atij i duhet një sukses i menjëhershëm diplomatik për të kapërcyer luftën tarifore”.
Takimi i së hënës mes kryeministrit të regjimit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump, ka ndezur gjithashtu një valë kritikash në hapësirën virtuale të rrjetit social X.
Në lidhje me këtë, Mohsen Maghsoudi, një përdorues iranian i rrjetit social X, i konsideron që të dy, si Trumpin ashtu edhe Netanyahun partnerë në krimet e njëri-tjetrit. Duke iu referuar martirizimit të gjeneralit Kasem Sulejmani, komandant i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, me urdhër të drejtpërdrejtë të Trumpit, ai shkroi: “Përveç gjakut të të shtrenjtit Haxh Kasem, Trumpi dhe Netanyahu janë bashkëpunëtorë në gjenocidin e sotëm në Gaza, dhe herët a vonë dora e hakmarrjes hyjnore do t'i zvarrisë ata… Dhe ajo ditë do të jetë një ditë feste për njerëzit e lirë të botës dhe për popullin e Iranit... Djalli dhe vrasësi nuk shfajësohen me negociata”.
Mary, një përdoruese anglishtfolëse e rrjetit social X, kritikoi gjithashtu heshtjen përballë krimeve izraelite në Gaza dhe tha: “Pse ne dhe bota nuk flasim kundër këtij gjenocidi?! A kanë frikë të gjithë nga Trumpi dhe taktikat e tij të frikësimit?! Edhe disa izraelitë gjithashtu nuk e pranojnë gjenocidin.”
Khorram Azam, aktivist i rrjetit social X, gjithashtu e ka konsideruar armatosjen e Izraelit nga vendet perëndimore, veçanërisht nga Amerika, një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së luftës në Gaza. Ai shkroi: “Mos e armatosni Izraelin! Izraeli do ta humbasë luftën. Trump po lufton për një arsye të gabuar dhe po i dërgon më herët trupat e tij për në ferr. Ju duhet t'i ndëshkoni kriminelët. Duhet të kujtojmë se Netanyahu është shpallur fajtor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.”
Sandrog Hajian shkroi gjithashtu në anglisht: “Trump nuk po e udhëheq Amerikën, sepse ai ndjek urdhrat e Netanyahut për të kryer krime lufte. Izraeli njihet si kriminel lufte. Ju lutemi ndajeni këtë provë jetike dhe vërtet të tmerrshme.”
Fatemi është edhe emri i një përdoruesi Iranian, i cili, në lidhje me këtë ka shkruar: “Po shkruaj për të qetësuar ndërgjegjen time dhe për t’u regjistruar në histori. Unë jam Fatemi. Krimet në Gaza i konsideroj gjenocid. Gaza sot është simbol i rezistencës së njerëzimit. Çdo fëmijë martir, çdo nënë zemërthyer, çdo shtëpi e shkatërruar, të gjithë bërtasin: "Ky është gjenocid dhe heshtja e mbarë botës është një plagë në trupin e njerëzimit".”