Zbulimi i madh: “Më shumë se 100 oficerë dhe agjentë të inteligjencës izraelite janë punësuar nga kompania Meta”
Pars Today – Një analist amerikan zbuloi perden mbi lidhjet e ngushta mes kompanisë Meta dhe regjimit sionist.
Ndërkohë që opinioni publik botëror është ende i tronditur nga krimet e regjimit sionist në Gaza, zbulimi i fakteve dhe hetimeve të reja në lidhje me një nga qoshet më të errëta të ndikimit të këtij regjimi në arenën teknologjike globale, ka treguar se kompania Meta, pronari i aplikacioneve WhatsApp, Instagram dhe Facebook, tashmë është kthyer në një qendër grumbullimi për ish-oficerët e inteligjencës të regjimit pushtues dhe të pjesëmarrjes direkte në politikat armiqësore kundër palestinezëve.
Sipas portalit Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve ISNA, një raport i ri i publikuar nga autori dhe analisti amerikan Nate Bear në blogun "Do Not Panic" dhe më pas i ribotuar nga portali investigativ "The Grayzone", zbulon dimensione shumë më të thella të bashkëpunimit mes kompanisë Meta dhe Izraelit.
Në këtë raport thuhet se më shumë se 100 ish-oficerë dhe spiunë të ushtrisë së regjimit sionist, duke përfshirë forcat e inteligjencës të lidhura me Njësinë 8200, po punojnë aktualisht në kompaninë Meta.
Një nga figurat e spikatura në këtë ndikim është Shira Anderson, shefe e politikave të inteligjencës artificiale në kompanianë Meta, e cila ka një histori shërbimi vullnetar në ushtrinë e regjimit sionist. Ajo, si një avokate amerikane e specializuar në të drejtën ndërkombëtare, hyri në radhët e ushtrisë në vitin 2009 përmes një programi të quajtur "Garin Tzabar", i cili lejon hebrenjtë jo-izraelitë të shërbejnë në ushtrinë e këtij regjimi. Anderson kishte punuar më herët në një qendër kërkimore të drejtuar nga një ish-komandant i ushtrisë së regjimit pushtues dhe më vonë ishte emëruar si asistente ligjore e kryetarit të Gjykatës së Lartë të këtij regjimi.
Në lidhje po me këtë, Doron Vainrub, një inxhinier i të dhënave që punon në zyrën e kompanisë Meta në Madrid, ka pranuar se gjatë tre viteve të shërbimit të tij në Njësinë 8200, ai ka zhvilluar një gjetje për analizimin e të dhënave macro që redukton kohën e vendimmarrjes njerëzore nga disa ditë në disa orë; një algoritëm që është në linjë me sistemin e inteligjencës artificiale të njohur si "Lavender" dhe është përdorur drejtpërdrejt në operacionet e vrasjeve masive të automatizuara të palestinezëve.
Miki Rothschild, një tjetër figurë që tani është në postin e zëvendëspresidentit në Departamentin për Menaxhimin e Produkteve në selinë e kompanisë Meta në Silicon Valley, shërbeu si komandant i njësisë raketore Moran në ushtrinë izraelite për tre vjet gjatë Intifadës së Dytë. Kjo njësi ka qenë përgjegjëse për sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër zonave të banuara nga palestinezë.
Ky investigim tregon gjithashtu për depërtimin e inteligjencës së ushtrisë së regjimit sionist në grupet e aplikacionit WhatsApp; ku Njësia 8200, duke hyrë në grupe, ka shenjuar të gjithë anëtarët e grupit për eliminim, thjesht për shkak të pranisë së një anëtari të dyshuar si anëtar i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze "Hamas".
Në një pjesë tjetër të këtij raporti është përmendur bashkëpunimi mes kompanisë Meta me kompanitë kryesore amerikane të armatimeve si Lockheed Martin, Palantir dhe Anduril. Këto bashkëpunime, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale dhe sigurisë kombëtare, janë intensifikuar që nga fillimi i mandatit të dytë të presidencës së Donald Trump.
Autorët e raportit kanë paralajmëruar se dominimi i karteleve të teknologjisë mbi strukturën e pushtetit në qeverinë e re amerikane, veçanërisht me mbështetjen e tyre të pakufizuar për regjimin sionist, ka hapur rrugën për shfrytëzimin ushtarak të të dhënave të përdoruesve globalë.
Raporti përmend gjithashtu mjete të tilla si Dataminr dhe kompani të tilla si Wiz dhe Waze, të themeluara nga oficerët e Njësisë 8200, si krahë të inteligjencës së Tel Avivit në infrastrukturën dixhitale të botës.
Bazuar në këto dokumente, kompania Meta është jo vetëm një partner informacioni i regjimit sionist në nivel rajonal, por duke ofruar platforma teknike dhe politike për narrativat sioniste, është kthyer edhe në një kërcënim global për lirinë e informacionit, sigurinë e përdoruesve dhe të drejtat e njeriut.