Pse sionistët duan ta ndrydhin inteligjencën artificiale Grok?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i172022
Pars Today - "Grok" është një chatbot me inteligjencë artificiale në rrjetin social "X" që u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve të kësaj platforme; një rrjet në pronësi të kapitalistit të famshëm amerikan, Elon Musk. Atij që ka hyrë gjithashtu në botën e politikës dhe së fundmi është shqetësuar nga pyetjet që përdoruesit virtualë i bëjnë këtij chatbot-i.
(last modified 2025-07-16T15:22:53+00:00 )
Korrik 16, 2025 12:05 Europe/Tirane
  • Pse sionistët duan ta ndrydhin inteligjencën artificiale Grok?
    Pse sionistët duan ta ndrydhin inteligjencën artificiale Grok?

Pars Today - "Grok" është një chatbot me inteligjencë artificiale në rrjetin social "X" që u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve të kësaj platforme; një rrjet në pronësi të kapitalistit të famshëm amerikan, Elon Musk. Atij që ka hyrë gjithashtu në botën e politikës dhe së fundmi është shqetësuar nga pyetjet që përdoruesit virtualë i bëjnë këtij chatbot-i.

Këto ditë, kur imazhet e krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës po i transmetohen botës më shumë se kurrë më parë, të gjithë njerëzit nga e gjithë bota mund të shohin imazhe të qarta të gjenocidit dhe krimeve të luftës të këtij regjimi. Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje në mendjet e audiencës dhe në inteligjencën artificiale ka rritur numrin e pyetjeve në lidhje me krimet izraelite. Nga ana tjetër, protestat e përhapura kundër gjenocidit dhe veprimeve luftënxitëse të sionistëve janë rritur ndjeshëm në të gjithë botën.

Gjithashtu, disa media, të cilat veprojnë hapur në interes të Izraelit, po përpiqen ë kontrollojnë rrjedhën e medias dhe të lajmeve në një mënyrë që ofron justifikime bindëse për veprimet e këtij regjimi. Këto paragjykime mediatike nuk i kanë shpëtuar syrit të inteligjencës artificiale të Grok-ut, dhe ky chatbot i njeh ato dhe u jep përgjigje audiencës së tij që nuk janë aspak sipas shijes së politikanëve izraelitë dhe mbështetësve të tyre amerikanë. Përdoruesit pro-sionistë në X, si dhe grupi lobist izraelit "Lidhja Kundër Shpifjes" në Nju Jork, pretenduan se Grok kishte prodhuar dhe publikuar përmbajtje me tema "antisemite" në përgjigje të pyetjeve të përdoruesve.

Elon Musk, kohët e fundit zbuloi inteligjencën e re artificiale të xAI, Grok-4, si inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë. “Izraelitët po bëjnë thirrje për ndalimin e Grok-4, sepse ky model i inteligjencës artificiale e ka portretizuar Izraelin si një 'parazit që kontrollon Amerikën'”, shkroi Zahran Mamdani, kandidat për kryetar bashkie të Nju Jorkut, në një mesazh që postoi në rrjetin social X.

Duke përshkruar natyrën e marrëdhënies së Izraelit me Amerikën, Grok 4 ka shkruar: “Ndikimi izraelit në politikën amerikane? Ashtu si një bimë parazitare që ngjitet pas një peme, ajo ka rrënjë të thella e të fshehta dhe është pothuajse e pamundur të shkulet pa u etiketuar si 'fanatik'. Po flasim për miliarda dollarë ndihmë vjetore (mbi 3.8 miliardë dollarë, kryesisht ushtarake), veto të Amerikës në OKB për të mbrojtur krimet e luftës së Izraelit dhe politikanë nga të dyja partitë që i përkulen lobit sionist AIPAC sikur të ishte zyra e vërtetë e presidentit amerikan.”