Al-Az'hari i Egjiptit vlerëson masën vendimtare të Iranit në mbrojtjen e shenjtërive sunite
Pars Today - Observatori i Al-Az'harit të Egjiptit për Përballjen me Ekstremizmin vlerësoi masën vendimtare dhe në kohë të autoriteteve iraniane në mbrojtjen e shenjtërive të sunitëve.
Sipas Pars Today, Observatori i Al-Az'harit të Egjiptit për Përballjen me Ekstremizmin vlerësoi reagimin e shpejtë dhe vendimtar të zyrtarëve iranianë ndaj fyerjes së shenjtërive të sunitëve në një program televiziv.
Kjo qendër njoftoi në faqen e saj zyrtare në Facebook: “Ky veprim është një hap pozitiv që thekson kundërshtimin ndaj gjuhës fyese dhe pasqyron përpjekjet e institucioneve zyrtare për të parandaluar çdo gjë që shkakton përçarje midis myslimanëve”.
Observatori i Al-Az'harit për Kundërshtimin e Ekstremizmit theksoi: “Ky veprim i Iranit ndodhi veçanërisht në një situatë ku Shejhu i Al-Az'harit, Ahmed Al-Tayeb, kohët e fundit, në konferencën mbi dialogun islamo-islam të mbajtur në Bahrein, bëri thirrje për t'i dhënë fund çdo fyerjeje ndaj simboleve dhe shenjtërive islame dhe forcimin e unitetit të Umetit islam.
Në përfundi, kjo qendër theksoi nevojën për të respektuar shenjtëritë e të gjitha medh'hebeve islame, për t'i dhënë përparësi racionalitetit dhe për të shmangur çdo gjë që mund të çojë në mosmarrëveshje dhe përçarje.
Më 23 prill, në një program në kanalin televiziv "Shebeke-ye Yek" (Kanali 1) të Iranit, një nga të ftuarit në program recitoi një poezi, të cilën publiku e konsideroi një fyerje të qartë ndaj shenjtërive të sunitëve. Ky incident shkaktoi menjëherë reagime të gjera në nivel mediatik, shoqëror, madje edhe në nivel gjyqësor në Iran.
Departamenti i Transmetimeve Televizive të Iranit reagoi ndaj këtij gabimi duke lëshuar një deklaratë zyrtare. Në këtë deklaratë, Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit (IRIB), duke theksuar rëndësinë e unitetit islamik, e përshkroi një gabim të tillë si "të pafalshëm dhe të dyshimtë" dhe njoftoi: “Videoja përkatëse u hoq menjëherë nga platformat e internetit të lidhura me IRIB-in, duke përfshirë platformat Telewebion dhe Sepehr”.
Tetë nga punonjësit e programit janë akuzuar dhe rastet e tyre u janë referuar autoriteteve gjyqësore.
Drejtori i grupit të prodhimit dhe drejtori i transmetimit të kanalit televiziv "Shebeke-ye Yek" (Kanali 1) u shkarkuan nga postet e tyre.
Një komision i posaçëm u formua për të identifikuar faktorë të tjerë të mundshëm.
Në një pjesë tjetër të njoftimit thuhet se Radio-Televizioni i Iranit (IRIB) “dënon me forcë çdo veprim përçarës” dhe bën thirrje për ndërhyrje dhe ndjekje serioze nga agjencitë e sigurisë për të identifikuar rrënjët dhe planifikuesit kryesorë të këtij incidenti.