Kina: Veprimet e Izraelit kundër Iranit, shkelje të ligjeve ndërkombëtare
ParsToday – Përfaqësuesi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB në mbledhjen e këtij institucioni në lidhje me agresionin e regjimit sionist ndaj Iranit, deklaroi: “Veprimet e Izraelit kundër Iranit janë shkelje të ligjeve ndërkombëtare”.
Sipas ParsToday, përfaqësuesi i Kinës në KS të OKB, në mbledhjen e sotme të këtij Këshilli që u organizua në lidhje me agresionin e regjimit sionist kundër Iranit, deklaroi: “Veprimet e Izraelit janë shkelje të ligjeve ndërkombëtare, kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e Iranit dhe dobësojnë sigurinë rajonale”.Përfaqësuesi i Kinës në KS shtoi: “Ne dënojmë këtë agresion të Izraelit dhe këto sulme pengojnë zhvillimin e negociatave atomike të Iranit dhe ne nuk duhet të devijojmë nga ndjekja e rrugës për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike”.