Britania e Madhe | Starmer: Nuk do t'u nënshtrohemi presioneve të Trumpit
-
Kryeministri britanik, Keir Starmer
Pars Today - Kryeministri britanik tha: “Londra nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i vet për Groenlandën nën kërcënimin e tarifave tregtare të presidentit të SHBA-së”.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, kryeministri britanik Keir Starmer, të mërkurën, në Dhomën e Komunave të këtij vendi, në një reagim të pashembullt ndaj kërcënimeve tarifore të presidentit të SHBA-së Donald Trump për shkak të Groenlandës, theksoi: “Londra nuk do të tërhiqet nga parimet dhe vlerat e veta në lidhje me të ardhmen e Groenlandës nën kërcënimin e tarifave, dhe ky është qëndrimi im i qartë”.
Kryeministri britanik e konsideroi kërcënimin e vendosjes së tarifave për të ushtruar presion mbi aleatët si "plotësisht të gabuar" dhe shtoi: “Përcaktimi i të ardhmes së ishullit të Groenlandës është vetëm përgjegjësi e popullit të saj dhe Danimarkës”.
Trump njoftoi javën e kaluar se do të vendosë tarifa shtesë prej 10 përqind për Britaninë e Madhe, Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Finlandën duke filluar nga 1 shkurti, dhe se do t'i rrisë këto tarifa në 25 përqind në qershor, përveç nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtiejnë në dorë kontrollin e Gorenlandës.
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe kritikon sjelljen e SHBA-së me aleatët
Ndërkohë, Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, kritikoi sjelljen e SHBA-së me aleatët e saj dhe theksoi: “Vetëm populli i Danimarkës dhe i ai i Gorenlandës mund të vendosë për këtë ishull”.
Duke iu referuar kërcënimit të Uashingtonit me tarifa kundër vendeve evropiane, Cooper tha: “Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohen aleatët. E ardhmja e Groenlandës është një çështje për të cilë vetëm populli i këtij rajoni dhe Danimarka duhet të vendosë.”
Profesori universitar britanik: Izraeli dhe Amerika e kanë sjellë të drejtën ndërkombëtare në prag të kolapsit
Në lajme të tjera, Ilan Pappé, një profesor në Universitetin Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje krimet e regjimit sionist në Gaza dhe politikat aventureske të Amerikës në botë dhe mbështetjen për këtë regjim, paralajmëroi se “e drejta ndërkombëtare, për shkak të Uashingtonit dhe Tel Avivit, është në rrugën e kolapsit më shumë se kurrë më parë,”.