Protestuesit në Amerikë: Ndaloni luftën kundër Iranit!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i176448-protestuesit_në_amerikë_ndaloni_luftën_kundër_iranit!
ParsToday – Qindra protestues kundër luftës janë mbledhur në një protestë në Nju Jork dhe kanë dënuar agresionin e përbashkët të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit.
(last modified 2026-03-08T15:59:00+00:00 )
Mars 08, 2026 14:56 Europe/Tirane
  • Protestuesit në Amerikë: Ndaloni luftën kundër Iranit!
    Protestuesit në Amerikë: Ndaloni luftën kundër Iranit!

ParsToday – Qindra protestues kundër luftës janë mbledhur në një protestë në Nju Jork dhe kanë dënuar agresionin e përbashkët të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit.

Sipas ParsToday duke cituar IRNA-në, qindra persona dhe aktivitë kundër luftës janë mbledhur në Menhaten të Nju Jorkut për të protestuar kundër agresionit të përbashkët të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit. Protestuesit kanë hedhur slogane “JO luftës me Iranin!” dhe mbanin në duar pankarta mbi të cilat ishte shkruar: “Para për nevojat e qytetarëve, jo për luftën me Iranin” dhe “Ndaloni luftën kundër Iranit!”.

Protestuesit gjithashtu kanë deklaruar se qeveria e Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë në vend që të hyjë në një konflikt dhe në një luftë jashtë Shteteve të Bashkuara, le të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të brendshme të amerikanëve.

Etan Maburakh, drejtues organizativ i kësaj proteste në Këshillin Kombëtar të Iranianëve Amerikanë në një deklaratë për media, deklaroi: “Komuniteti iraniano-amerikan është zhgënjyer jashtë mase duke shikuar intensifikimin e tensioneve pa ndonjë prespektivë të qartë për t’i dhënë fund luftës”. Ai ka theksuar: “Amerikanët janë lodhur nga luftërat e pafundme dhe Trump gjatë fushatës elektorale të tij shumë herë ka premtuar se nuk do të na fusë neve në një luftë tjetër të pafund”.

Në thirrjen e këtij tubimi protestues gjithashtu thuhet: “Ushtarët amerikanë po vriten në këtë luftë të re, në luftë kjo që po zhvillohet vetëm për fitimin e kompanive naftore dhe prodhuesve të armëve”.