Pekini: Lufta e Amerikës dhe Izraelit kundër duhet të ndalet menjëherë
-
Wang Ji, ministri i Punëve të Jashtme të Kinës.
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës ka theksuar se agresioni ushtarak i Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit duhet të ndalet menjëherë.
Sipas ParsToday, Wang Ji, ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, në një deklaratë në lidhje me agresionin ushtarak të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit, deklaroi: “Kjo luftë nuk duhej të kishte filluar dhe aktualisht është bërë temë e shqetësimeve serioze për të gjitha palët ndërkombëtare”. Ai shtoi se Kina kërkon vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm dhe të parandalohet zgjerimi i luftës në rajon dhe të respektohet sovraniteti dhe siguria e Iranit dhe e vendeve të Gjirit Persik.
Wang Ji gjithashtu ka paralajmëruar se përpjekjet për të krijuar revolucionit duke ndryshuar sistemin shtetëror në Iran, nuk kanë mbështetje popullore brenda në Iran dhe historia e rajonit ka treguar se lufta krijon vetëm kriza dhe probleme më të shumta dhe më të mëdha. Ai në vazhdim ka kërkuar nga të gjitha palët që shumë shpejtë të kthehen në tryezën e negociatave ndërsa edhe vendet e mëdha duhet të luajnë rol konstruktiv në uljen e tensioneve.