Irevani: Rezoluta kundër Iranit e Këshillit të Sigurimit, shtrembërim i realitetit
-
Amir Saeed Irevani, përfaqësues dhe ambasador i përhershëm i Iranit në OKB
ParsToday – Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka deklaruar: “Rezoluta kundër Iranit e Këshillit të Sigurimit është shtrembërim tërësisht i realitetit dhe të vërtetës, prandaj Republika Islamike e Iranit nuk e njeh zyrtarisht një rezolutë të tillë”.
Sipas ParsToday, Amir Saeed Irevani, ambasador dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, të mërkurën pasdite sipas kohës lokale, në Këshillin e Sigurimit të OKB, e ka vlerësuar rezolutën anti-iraniane të këtij Këshilli si një padrejtësi të hapur kundër Iranit dhe ka deklaruar: “Kjo rezolutë është shtrembërim tërësisht i realitetit dhe Republika Islamike e Iranit nuk e njehë zyrtarisht një rezolutë të tillë”.
Irevani ka shtuar: “Miratimi i kësaj rezolute, i jep një goditje serioze kredibilitetit të Këshillit të Sigurimit dhe krijon një njollë të përehershme mbi funksionin e këti institucioni ndërkombëtar”.
Irevani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë: “Ky veprim është shembull i qartë i keqshfrytëzimit të misionist të Këshillit të Sigurimit për të çuar përpara qëllimet politike të disa anëtarëve të caktuar. Pikërisht qëllimet politike të po atij vendi i cili ka filluar luftën agresive barbare kundër vendit tim, do të thotë regjimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është ulur në anën tjetër të sallonit në rolin e kryetarit të Këshillit dhe duke keqpërdorur pozitën e vet, ka bllokuar çdo lloj përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte barbare kundër popullit të Iranit dhe gjithashtu po pengon Këshillin e Sigurimit që të kryejë përgjegjësitë e tij në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Irevani ka shtua: “Veprimi i Këshillit të Sigurimit, në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, i cili është në kundërshtim të plotë me Kartën e OKB dhe me të Drejtën Ndërkombëtare dhe anashkalon tërësisht parimet e vendosura që sundojnë mbi përcaktimin e veprimeve agresive dhe shkeljen e paqes”.
Ambasadori i Iranit në OKB ka theksuar: “Këshilli i Sigurimit duhet t’i detyrojë agresorët, do të thotë Amerikën dhe Izraelin, që të ndalin menjëherë të gjitha sulmet ushtarake kundër Iranit dhe të mbajnë përgjegjësi të plotë për këto shkelje flagrante të të drejtave humanitare dhe krimeve të luftës që kanë kryer”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip