Kremlini dënon veprimet terroriste të regjimit sionist në Iran
-
Dmitry Peskov
ParsToday – Zëdhënësi i Kremlinit ka dënuar veprimt terroriste të regjimit sionist në agresionin ushtarat të përbashkët me Amerikën ndaj territorit të Iranit.
Sipas ParsToday duke cituar IRNA-n, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, të mërkurën ka dënuar veprimit terroriste të Tel Avivit në kuadër të agresionit ushtarak të përbashkët me Uashingtonin kundër territorit të Iranit.
Peskov në një prononcim para gazetarëve, në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me terrorin dhe vrasjen e Ali Larixhani, sekretarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ka thënë: “Rusia dënon ashpër çfarëdo lloj të veprimeve që dëmtojnë shëndetin dhe që synojnë vrasjen dhe terrorin e funksionarëve të lartë në Iran si dhe në vendet e tjera të pavarura”.
Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu ka thënë: “Lufta në Azinë Perëndimore është bërë shkak për zhvillime të thella në tregjet botërore të energjisë dhe natyrisht këto zhvillime e bënë të vështirë për të gjithë parashikimin e dinamizmit të tregjeve”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip