Vendimi luftarak i Starmer krijon polemika, kërkohet votim në Parlament
https://parstoday.ir/sq/news/world-i176834-vendimi_luftarak_i_starmer_krijon_polemika_kërkohet_votim_në_parlament
ParsToday – Vendimi i kryeministrit të Anglisë për të dhënë pëlqimin që Amerika të shfrytëzojë bazat ushtarake të Anglisë gjatë luftës kundër Iranit, ka krijuar një valë të gjerë të kritikave dhe përçarjeve politike në këtë vend dhe ka shtuar kërkesat për organizimin e votimit urgjent në Parlamentin e këtij vendit.
(last modified 2026-03-21T12:30:46+00:00 )
Mars 21, 2026 12:25 Europe/Tirane
  • Kier Starmer, kryeministri i Anglisë
    Kier Starmer, kryeministri i Anglisë

ParsToday – Vendimi i kryeministrit të Anglisë për të dhënë pëlqimin që Amerika të shfrytëzojë bazat ushtarake të Anglisë gjatë luftës kundër Iranit, ka krijuar një valë të gjerë të kritikave dhe përçarjeve politike në këtë vend dhe ka shtuar kërkesat për organizimin e votimit urgjent në Parlamentin e këtij vendit.

Sipas ParsToday duke cituar IRNA-në, dhënia e pëlqimit të Qeverisë së Anglisë që Amerika të shfrytëzojë bazat ushtarake të këtij vendi për të sulmuar ushtarakisht Iranit në kuadër të asaj që është pretenduar si “Mbrojtje Kolektive”, është përballur me reagime të ashpra të partive dhe figurave politike të Londrës. Partia Liberal-Demokrate dhe Liz Savil Roberts nga partia “Plaid Camery” ka kërkuar organizimin e procesit të votimit urgjent në Parlamentin e këtij vendi në lidhje me këtë vendim.

Roberts ka paralajmëruar se ky veprim rezulton me “rrezikun e përfshirjes së Anglisë në një konflikt shumë të rrezikshëm”. Kalum Miler, zëdhënësja e çështjeve të jashtme e partisë liberal-demokrate, gjithashtu ka kritikuar këtë qasje dhe ka thënë: “Ne që nga fillimi kemi paralajmëruar se Anglia duhet të shmanget nga përfshirja në një luftë tjetër në rajonin e Azisë Perëndimore fundi i të cilës nuk është aspak i qartë”. Ajo ka shtuar: “Ky vendim i kryeministrit të Anglisë, na kujton tragjedinë e Irakut dhe tregon se si ky vend po ecë në një rrugë rrëshqitëse drejt rritjes së tensioneve”.

Vlen të theksohet se sondazhet në Angli tregojnë se shumica e popullit anglez kundërshtojnë agresionin ushtarak të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip