Flamuri i Republikës Islamike të Iranit ngrihet në ndeshjen Milan-Juventus
-
Flamuri i Republikës Islamike të Iranit ngrihet në ndeshjen Milan-Juventus
ParsToday - Një aktivist evropian i të drejtave të njeriut ngriti flamurin e Republikës Islamike të Iranit gjatë ndeshjes delikate Milan-Juventus në mbështetje të popullit iranianë kundër krimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Sipas ParsToday, një aktivist irlandez i të drejtave të njeriut ngriti flamurin e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të Iranit kundër krimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit të dielën në mbrëmje gjatë ndeshjes vendimtare Milan-Juventus të zhvilluar në stadiumin San Siro në Milano të Italisë.
Aktivisti irlandez shkroi në faqen e tij në X: "Njerëzit që kujdesen për të drejtën ndërkombëtare + të drejtat e njeriut janë në anën e Iranit. Alternativa është terrorizmi i paligjshëm nga Amerika + Izraeli. Turp për të gjithë ata që mbështesin Amerikën + Izraelin, rroftë Irani...".
Krimet e luftës të kryera nga SHBA-të dhe regjimi sionist duke synuar shkollat, spitalet dhe qendrat e Gjysmëhënës së Kuqe kanë shkaktuar një fushatë globale kundër tyre.
Më parë, ky tifoz irlandez që jeton në Itali kishte valëvitur flamurin iranian në stadium gjatë dy ndeshjeve të Torinos dhe ndeshjes vendimtare midis Interit dhe Romës.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip