Gjermania: Trump t'i japë fund luftës kundër Iranit / Theksimi mbi bisedimet me Teheranin
-
Trump t'i japë fund luftës kundër Iranit
[BERLIN], 1 Maj 2026, ParsToday – Zëvendëskancelari i Gjermanisë ka kritikuar luftën agresore të presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit, duke kërkuar përfundimin e saj të menjëhershëm dhe nisjen e bisedimeve serioze me Teheranin.
Sipas raportit të ParsToday, Lars Klingbeil, zëvendëskancelari i Gjermanisë, duke kritikuar luftën e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit, deklaroi: "Për mendimin tim, Trump mendon se lufta është një çështje prej një apo dy ditësh dhe pas kësaj çdo gjë do të shkojë mirë. Ai tani është përgjegjës për të siguruar që lufta kundër Iranit të përfundojë shpejt."
Ai gjithashtu mbështeti kritikën e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, ndaj sjelljes së Trumpit karshi Iranit dhe shtoi: "Ne nuk kemi nevojë për këshillat e Trumpit. Ai duhet të shohë kaosin që ka krijuar vetë dhe të sigurojë që të zhvillohen bisedime serioze paqeje me Iranin." Klingbeil vuri në dukje se këto fjalë i thotë posaçërisht duke pasur parasysh deklaratat e fundit të Trumpit në lidhje me qeverinë federale dhe kancelarin e Gjermanisë.
Të hënën, kancelari gjerman në kritikën e tij ndaj Uashingtonit tha se Amerika nuk ka asnjë strategji për daljen nga lufta me Iranin dhe se Shtetet e Bashkuara janë "poshtëruar" gjatë bisedimeve me Teheranin. Trump, në reagim ndaj deklaratave të Merz, kishte thënë se kancelari gjerman "nuk e di se për çfarë po flet".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip