Rusia: Vendimi për pasurimin e Iranit i takon vetëm Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i178820-rusia_vendimi_për_pasurimin_e_iranit_i_takon_vetëm_iranit
ParsToday - Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë sqaroi në qëndrimin e saj të fundit diplomatik se programi i pasurimit të uraniumit është e drejtë ligjore e Iranit dhe se marrja e të gjitha vendimeve në këtë fushë është vetëm kompetencë e Iranit.
(last modified 2026-05-21T18:02:17+00:00 )
May 21, 2026 19:33 Europe/Tirane
  • Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse
    Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse

ParsToday - Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë sqaroi në qëndrimin e saj të fundit diplomatik se programi i pasurimit të uraniumit është e drejtë ligjore e Iranit dhe se marrja e të gjitha vendimeve në këtë fushë është vetëm kompetencë e Iranit.

Sipas ParsToday, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në konferencën e saj javore për shtyp të enjten, deklaroi: "Ne edhe një herë theksojmë qëndrimin parimor të Rusisë mbi të drejtën e Iranit për të zhvilluar një program bërthamor paqësor në përputhje me Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT)".

Duke theksuar të drejtën e Iranit për të zhvilluar një program bërthamor paqësor, ajo tha: "Vetëm Irani mund të vendosë se si ta ushtrojë këtë të drejtë, përfshirë edhe në fushën e pasurimit të uraniumit".

Ajo vuri në dukje: “Vendimi se si do të ushtrohet kjo e drejtë, duke përfshirë edhe në fushën e pasurimit të uraniumit dhe materialeve bërthamore ekzistuese, mund të merret vetëm nga vetë populli iranian”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e Rusiës vazhdoi: “Moska është plotësisht e përkushtuar për të ofruar ndihmën e nevojshme për Teheranin dhe Uashingtonin në zbatimin e çdo marrëveshjeje që mund të arrijnë gjatë negociatave”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip