Flamuri i Ashures valëvitet në zemër të Evropës
-
Flamuri i Ashures valëvitet në zemër të Evropë
ParsToday – Njëkohësisht me ditët Tasua dhe Ashuren të Imam Husejnit, mijëra myslimanë shiitë dhe dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.) në qytete të ndryshme të Evropës ngritën flamuj zie dhe brohoritën "Labbayk Ya Husejn", duke i bërë jehonë mesazhit të lirisë, dinjitetit dhe rezistencës së Qerbelasë në zemër të këtij kontinenti.
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, rrugët dhe qendrat islame nga Londra, Oslo dhe Haga deri në Hamburg, Romë, Bruksel dhe Stokholm kanë pritur zimbajtësit e kombësive dhe gjuhëve të ndryshme në ditët e fundit, të mbledhur rreth flamurit të Imam Husejnit (a.s.), duke mbajtur gjallë kujtimin e një epope që vazhdon të frymëzojë njerëzit e lirë të botës pas shekujsh.
Një nga ritualet më madhështore u mbajt në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë. Rreth 2,000 myslimanë shiitë dhe dashamirës të Ehli-Bejtit (a.s.) me prejardhje dhe kombësi të ndryshme morën pjesë në ngjarjen e njohur si "Ashuratag" dhe përkujtuan qëndrueshmërinë, guximin dhe sakrificën e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në fushën e Qerbelasë.
Një ceremoni për Ashura-n e Imam Husejnit u mbajt edhe në Hagë të Holandës. Pas mbajtjes së një ceremonie zie në Qendrën Islamike "Mohafel Ali", vajtuesit marshuan nëpër rrugët e qytetit me flamuj të Imam Husejnit dhe, duke kënduar elegji, duke rrahur gjoksin dhe duke brohoritur slogane të Ashures, ata vajtuan për padrejtësinë që është bërë ndaj Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë.
Edhe në qytetin Hamburg të Gjermani gjithashtu është organizua ceremoni në përkujtim të Ashura-s këtë të enjte. Qendra fetare “Mahdia” në Bruksel të Belgjikës ka mbajtur gjithashtu programe për dhjetë ditët e Muharremit që nga 15 qershori, me pjesëmarrjen e vajtuesve myslimanë shiitë dhe dashamirësve të tjerë të Ehli Bejtit (a.s.). Tubime të ngjashme u mbajtën në Stokholm dhe qytete të tjera në Suedi në persisht, arabisht dhe suedisht, duke bashkuar breza të ndryshëm të myslimanëve emigrantë nën flamurin e Imam Husejnit (a.s.).
Një marshim i madh i Ashures është planifikuar gjithashtu për të shtunën e ardhshme në Berlin. Organizatorët kanë ftuar të gjithë njerëzit e lirë që kundërshtojnë shtypjen të bashkohen me lëvizjen dhe të brohorasin mesazhin e përjetshëm "Hayhat Mina Al-Dhalah" në kryeqytetin gjerman.
Në Angli, Qendra Islamike e Anglisë dhe dhjetëra xhami, huseinije dhe qendra fetare në Londër dhe qytete të tjera kanë mbajtur tubime për ditët Tasua dhe Ashura. Ceremonia kryesore e Ashuras u mbajt në qendër të Londrës të premten.
Flamuri i kuq i Imam Husejnit (a.s.) vazhdon t'u bëjë thirrje njerëzve të lirë të botës pas shekujsh, dhe thirrja e gjerë "O Husejn" në zemër të Evropës është provë se mesazhi i Qerbelasë as nuk vdes dhe as nuk njeh kufij.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip