Hakan Fidan: Izraeli nuk ka asnjë synim për të arritur paqen
-
Hakan Fidan, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë
Pars Today – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë akuzoi regjimin sionist se po pengon përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Rripin e Gazës.
Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radio Televizionit të Iranit (IRIB), ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se Izraeli nuk ka asnjë vullnet për paqe dhe se po shfrytëzon mundësitë dhe organizatat ndërkombëtare vetëm për të promovuar qëndrimet e tij dhe për të zbatuar strategjinë e tij, të cilën e cilësoi si të paligjshme.
Fidan theksoi se pushtuesi izraelitë po përdorin negociatat për të avancuar politikat e tyre, në vend që t'i shërbejnë arritjes së një marrëveshjeje.
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë tha: “Hamasi po respekton angazhimet e marra në kuadër të planit të propozuar të paqes, ndërsa Izraeli vazhdon të minojë këtë proces.
Ministri turk u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, si një nga ndërmjetësit, që të mos kufizohen vetëm në deklarata, por të ndërmarrin hapa konkretë për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)