Erdoğan: Izraeli është shkaktari i luftës së tanishme në rajon
-
Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Turqisë
Pars Today – Presidenti i Turqisë, në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera, e konsideroi Izraelin shkaktarin dhe nismëtarin kryesor të luftës në rajon.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve të Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Turqisë, në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera, duke iu referuar Marrëveshjes së Mbrojtjes "Meka" mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, tha se kjo marrëveshje nuk kufizohet vetëm në këto tri vende dhe se Egjipti dhe vende të tjera, nëse dëshirojnë, mund t'i bashkohen asaj.
Recep Tayyip Erdoğan gjithashtu e konsideroi Izraelin shkaktarin kryesor të fillimit të luftës së tanishme në rajon dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes së Turqisë për Sirinë.
Presidenti i Turqisë, lidhur me luftën ndaj Iranit, tha: “Ankaraja është "në mënyrë absolute" kundër luftës në rajon dhe mbështet paqen.”
Ai, ndërkohë, theksoi se Izraeli ka qenë shkaktari dhe aktori kryesor i luftës dhe se Tel Avivi gjithmonë ka nxitur opsionin e luftës; çështje që, sipas Erdoğanit, “u ka imponuar kosto të rënda vendeve të rajonit”.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)