Kërkesë zyrtare e Turqisë drejtuar Interpolit për arrestimin e Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i181226-kërkesë_zyrtare_e_turqisë_drejtuar_interpolit_për_arrestimin_e_netanyahut
Pars Today - Turqia i ka kërkuar zyrtarisht Interpolit të arrestojë kryeministrin e regjimit sionist.
(last modified 2026-08-23T10:01:16+00:00 )
Gusht 23, 2026 11:59 Europe/Tirane
  • Benjamin Netanyahu, kryeministër i regjimit sionist
    Benjamin Netanyahu, kryeministër i regjimit sionist

Pars Today - Turqia i ka kërkuar zyrtarisht Interpolit të arrestojë kryeministrin e regjimit sionist.

Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), The New York Times raportoi për kërkesën zyrtare të Turqisë drejtuar Policisë Ndërkombëtare (Interpol) për arrestimin e Benjamin Netanyahut, kryeministër i regjimit sionist.

Akın Gürlek, ministri i Drejtësisë i Turqisë, deklaroi të premten e kaluar se ky vend kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun dhe një tjetër shtetas izraelit, në kuadër të hetimeve lidhur me ndalimin e "Flotiljes Sumud", e cila në muajin maj ishte nisur drejt Rripit të Gazës, si dhe ndalimin e mëvonshëm të aktivistëve që ndodheshin në të.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë theksoi: “Masat ligjore po ndërmerren me vendosmëri të plotë lidhur me sulmin në ujërat ndërkombëtare ndaj aktivistëve të "Flotiljes Sumud", të cilët ishin nisur për të dërguar ndihma humanitare në Gaza.”

(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)