Mundësia e ndikimit të Brexit në zgjedhjet presidenciale të SHBA
(last modified Wed, 29 Jun 2016 20:58:32 GMT )
Qershor 29, 2016 22:58 Europe/Tirane
  • Mundësia e ndikimit të Brexit në zgjedhjet presidenciale të SHBA

Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paralajmëroi se Brexit mund të ndikojë edhe në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesën e pakënaqur të popullsisë ta shtyjë në përkrahjen e kandidatit republikan.

Bernie Sanders, senator i Vermontit dhe kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se votuesit e pakënaqur amerikanë janë të gatshëm të pranojnë premtimet elektorale të kandidatit republikan Donald Trump dhe shtoi se miliona votues të pakënaqur janë frymëzuar nga Brexit dhe tashmë i kanë shpresat tek Donald Trump. Bernie Sanders deklaroi se do të hedhë votën e tij për rivalen Hillary Clintonin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Që të dy politikanët luftuan fort për nominimin demokrat, të cilin ishte pikërisht Clintoni që arriti ta siguronte këtë muaj. Senatori i Vermontit, që veten e përshkruan si socialist, tha për rrjetin televiziv “MSNBC” se do të bëjë çdo gjë që ka në duar për të mposhtur të nominuarin republikan ende të pakurorëzuar zyrtarisht të kampit tjetër, Donald Trump. Edhe një herë, megjithatë, Sanders nuk e pohoi qartë fundin e fushatës së vet, të cilin vendosi me këmbëngulje ta vazhdonte edhe atëherë kur shifrat i dolën kundër. “Detyra ime tani - u shpreh Sanders, - është të luftojë për platformën më të fortë të mundshme në konventën e partisë në muajin korrik, ku të përfshihet dhe një pagë minimale më e lartë”.

 

Tags