Pengmarrje në Amerikë
Korrik 18, 2016 09:44 Europe/Tirane
Një person i armatosur i cili ndiqet nga policia për përdhunime seksuale, në shtetin Meriland ka marrë peng 4 persona mes tyre një vajzë të vogël 7 vjeçe.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Associated Press sipas të cilës peng marrja është kryer në një fastfood në jugperëndim të Baltimorës. Aktualisht thuhet se FBI është futur në negociata me pengmarrësin. Kjo ngjarje vjen vetëm pas sulmit në afërsi të një postblloku të policisë në Luiziana ku janë vrarë 3 policisë dhe plagosur dsa të tjerë. Ngjarja ka ndodhur afër një qendre tregtare në qytetin Batu Rozh të shtetit Luiziana.