Franca: Turqia nuk është partner i sigurt në luftën kundër ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21829-franca_turqia_nuk_është_partner_i_sigurt_në_luftën_kundër_isis
Ministri i jashtëm i Francës, Turqinë nuk e ka cilësuar partner të sigurt në luftën kundër ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 05:14 Europe/Tirane
  • Franca: Turqia nuk është partner i sigurt në luftën kundër ISIS

Ministri i jashtëm i Francës, Turqinë nuk e ka cilësuar partner të sigurt në luftën kundër ISIS.

Jean-Marc Ayrault, duke reaguar ndaj grushtit të fundit të shtetit në Turqi, tha se ky vend nuk mund të jetë më një partner i përshtatshëm dhe i sigurt në luftën kundër ISIS. Ministri i jashtëm i Francës ndër të tjera tha se kanë ekzistuar dyshime mbi bashkëpunimin e Turqisë në luftën kundër ISIS dhe tani këto dyshime duhen trajtuar dhe analizuar. Shefi i diplomacisë franceze tha se presidenti turk pas grushtit të shtetit nuk duhet të ndërmarrë një fushatë spastrimi në vend. Rexhep Taip Erdogan, përpara spastrimit dhe veprimeve shtypëse në Turqi, duhet të qartësojë qëndrimin e Turqisë në luftën kundër ISIS, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Francës.