Vendet më të pasura të botës neglizhojnë problemin e refugjatëve
Raportet informative tregojnë se 6 vende të pasura të botës kanë pranuar të strehojnë vetëm rreth 9% të refugjatëve.
Gazeta angleze "The Guardian" njoftoi se instituti Oxfam në një raport të tij, ka deklaruar se Amerika, Kina, Japonia, Gjermania, Franca dhe Anglia në përgjithësi kanë dispozicion 56% të prodhimit PBB në botë, ndërsa kanë strehuar vetëm 2.1 milionë refugjatë dhe kjo shifër është gati 9% e të gjithë refugjatëve në botë. Sipas këtij raporti, një e treta e këtyre 2.1 refugjatëve kanës shkuar në Gjermani, ndërsa 1.4 milionë e këtyre refugjatëve është shpërndarë mes 5 vendeve të tjera të pasura të botës. Në vazhdim të raportit të Oxfam thuhet se mbi gjysma e refugjatëve të botës janë strehuar dhe po jetojnë në vendet si Jordania, Turqia, Palestina, Pakistani, Libani dhe Afrika e Jugut që kanë forcë ekonomike shumë të ulët. Oxfam ka kërkuar nga vendet e pasura të botës që të ndihmojnë vendet më të dobëta që kanë strehuar gjysmën e refugjatëve të botës. Instituti Oxfam numrin e të gjithë refugjatëve të botës e ka parashikuar 12 mijë persona. Vlen të theksohet se krizat në Siri, Irak, Jemen, Nigerie dhe Sudan të krijuara për shkak të ndërhyrjes së vendeve perëndimore, kanë shtuar në masë të madhe krizën e refugjatëve.