Gjermania: Negociatat midis NATO-s dhe Rusisë kanë pasur sukses
Zyrtari për koordinimi e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, ka njoftuar se negociatat për zbutjen e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë kanë qenë të suksesshme.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Gernot Erler, zyrtari për koordinimi e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, të hënën ka njoftuar se NATO dhe Rusia në takimin e fundit në Varshavë, janë dakorduar që të dyja palët të ulin tensionet. Zyrtari për koordinimin e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, duke thënë se disa kanë pritur që pas takimit të Varshavës marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s të tensionohen edhe më shumë, ka shtuar se Rusia beson se këto tensione nuk sjellin rezultate pozitive. Erler ka thënë se në takimin e mbajtur midis Moskës dhe NATO-s në Varshavë, të dyja palët kanë negociuar për hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve.