Gjermania: Negociatat midis NATO-s dhe Rusisë kanë pasur sukses
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21877-gjermania_negociatat_midis_nato_s_dhe_rusisë_kanë_pasur_sukses
Zyrtari për koordinimi e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, ka njoftuar se negociatat për zbutjen e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë kanë qenë të suksesshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 12:57 Europe/Tirane
  • Gjermania: Negociatat midis NATO-s dhe Rusisë kanë pasur sukses

Zyrtari për koordinimi e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, ka njoftuar se negociatat për zbutjen e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë kanë qenë të suksesshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Gernot Erler, zyrtari për koordinimi e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, të hënën ka njoftuar se NATO dhe Rusia në takimin e fundit në Varshavë, janë dakorduar që të dyja palët të ulin tensionet. Zyrtari për koordinimin e politikave të qeverisë gjermane për çështjen e Rusisë, duke thënë se disa kanë pritur që pas takimit të Varshavës marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s të tensionohen edhe më shumë, ka shtuar se Rusia beson se këto tensione nuk sjellin rezultate pozitive. Erler ka thënë se në takimin e mbajtur midis Moskës dhe NATO-s në Varshavë, të dyja palët kanë negociuar për hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve.