Sulmi me sëpatë në një tren të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21946-sulmi_me_sëpatë_në_një_tren_të_gjermanisë
Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një njeri me sëpatë në trenin e linjës Wurzburg-Heidingsfeld, raportojnë mediat gjermane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2016 05:14 Europe/Tirane
  • Sulmi me sëpatë në një tren të Gjermanisë

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një njeri me sëpatë në trenin e linjës Wurzburg-Heidingsfeld, raportojnë mediat gjermane.

Fillimisht u raportua se kanë qenë rreth 20 persona të plagosur, por pas qetësimit të situatës është qartësuar gjithçka. Një zëdhënës i policisë gjermane ka bërë të ditur se autori i kësaj ngjarjeje u qëllua për vdekje nga forcat e policisë ndërsa po përpiqej të largohej. Pak orë më pas u konfirmua se agresori ka qenë një 17-vjeçar afgan, i cili para disa kohësh kishte mbërritur në Gjermani i vetëm dhe jetonte në kampin e Ochesenfurt.  Një refugjat 17- vjeçar me kombësi afgane identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, besohet të ketë qenë pas sulmit me sëpatë në një tren në Gjermani, ku mbetën të lënduar 21 persona. 17- vjeçari raportohet se është qëlluar për vdekje nga autoritetet policore pas incidentit në stacionin Würzburg-Heidingsfeld. Sipas agjencisë së lajmeve gjermane Bild zeitung, policia ka deklaruar se ka edhe të lënduar që janë në gjendje të rëndë.