ISIS i pranishëm në 50 shtete të SHBA
Senatori Xhoni Ernest, të hënën në mbrëmje ka deklaruar se elementë të grupit terrorist ISIS janë të pranishëm në 50 shtete të SHBA.
Sipas uebsajtit "Hil", Xhoni Ernest, emri i të cilit ishte i pranishëm në listën e kandidatëve të mundshëm për postin e zëvendësit të Trump, ka kritikuar Obamën dhe Hillary Clinton për qasje të dobët ndaj luftës kundër grupeve terroriste. Ai ka thënë: Në të vërtetë, sipas të dhënave të FBI, ISIS është aktiv në të gjitha shtetet e SHBA. Elementë të grupit terrorist ISIS janë të pranishëm në 50 shtetet e SHBA. Ata janë të pajisur me çdo lloj të armatimeve për të vrarë njerëz të pafajshëm. Në fillim të këtij viti, Xhejms Kumi, drejtor i FBI, ka njoftuar se kjo organizatë është duke kryer hetime ndaj personave të lidhur me grupin terrorist ISIS. Ai në muajin shkurt kishte deklaruar: Jemi duke kryer hetime në të gjitha shtetet e SHBA. Rreziku nga ISIS nuk ndjehet vetëm në Nju Jork ose Uashington.