Raundi i ri i negociatave mes Rusisë dhe OPEC
Ministri i energjisë së Rusisë ka bërë të ditur zhvillimin e negociatave të reja të Rusisë dhe Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Alexander Novak, ministri i energjisë së Rusisë, të mërkurën (sot), deklaroi se Rusia do të përqendrohet më tepër në koordinimin e saj me OPEC në lidhje me shkëmbimin e informacioneve dhe analizimin e tregjeve të naftës në vend të koordinimit për prodhim. Sipas Alexander Novak, pritet që në mes ose në fund të vitit 2017 të vendoset një balancim në tregun botëror të naftës. Ai e konsideroi larg arritjes së koordinimit të Rusisë me OPEC në lidhje me prodhimin e naftës pas dështimit të përpjekjeve për caktimin e nivelit të prodhimit.