Tërheqja e Britanisë nga presidenca e radhës e BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22165-tërheqja_e_britanisë_nga_presidenca_e_radhës_e_be
Qeveria britanike ka hequr dorë nga periudha e presidencës  së BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 12:52 Europe/Tirane
  • Tërheqja e Britanisë nga presidenca e radhës e BE

Qeveria britanike ka hequr dorë nga periudha e presidencës  së BE.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Theresa May, kryeministre e Britanisë në një bisedë telefonike me Donald Tusk, presidenti i KE, ka njoftuar se vendi i saj heq dorë nga periudha gjashtë mujore e udhëheqjes së BE në vitin 2017. Kryeministrja britanike me këtë rast ka thënë se Britania në atë kohë do të jetë shumë e zënë me procesin e  negociatave për daljen nga BE. Theresa May e cila mori postin e kryeministres së Britanisë pas referendumit për daljen e Britanisë nga BE dhe pas dorëheqjes së David Cameron, sot ka zhvilluar udhëtimin e saj të  parë në Gjermani ndërsa nesër do të shkojë ën Francë. Tema kryesore e bisedimeve të kryeministres së re të Britanisë në këto takime do të jetë dalja e Britaninë nga BE.