Europol paralajmëron në lidhje me hyrjen e ekstremistëve në Evropë
Policia evropiane “Europol”, duke paralajmëruar mbi rritjen e hyrjes së ekstremistëve në Evropës, ka njoftuar për shtimin e sulmeve ekstremiste në këtë kontinent.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Eruopol në një raport të fundit i cili u publikua sot, ka parashikuar se në të ardhmen e afërt sulmet e grupeve terroriste me theks të veçantë të grupit terrorist ISIS dhe grupeve ekstremiste në Evropë nuk do të reduktohen. Europol në këtë raport ka thënë se terroristët e ISIS nën maskën e emigrantëve mund të hyjnë në Evropë. Sipas raportit të Europol, në vitin 2015, 151 persona në BE janë vrarë nga sulmet terroriste dhe mbi 360 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti në vitin 2015 po ashtu në përgjithësi 1077 persona janë arrestuar në Evropë për lidhje me aktivitetet e terroristëve. sipas Europol ISIS synon sulme kundër civilëve në vende të ndryshme të botës.