Ban Ki Moon, falënderon Iranin për respektimin e marrëveshjes bërthamore
(last modified Thu, 21 Jul 2016 06:28:20 GMT )
Korrik 21, 2016 08:28 Europe/Tirane
  • Ban Ki Moon, falënderon Iranin për respektimin e marrëveshjes bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i OKB me anë të një deklarate ka vlerësuar dhe falënderuar Iranin për shkak se ka zbatuar zotimet e tij në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.

Ban Ki Moon ditën e mërkurë me anë të një mesazhi dërguar me rastin e përvjetorit të parë të nxjerrjes së rezolutës 2231 të KS të OKB, ka uruar këshillin në fjalë dhe palët nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, për këtë sukses historik. Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA, sekretari i përgjithshëm i OKB, në vazhdim të mesazhit të tij tha se marrëveshja bërthamore tregoi fuqinë e diplomacisë në zgjidhjen e kontesteve dhe mosmarrëveshjeve dhe njëkohësisht forcoi përpjekjet për ndalimin e përhapjes së armëve atomike. Me këtë rast sekretari i përgjithshëm i OKB vlerësoi zbatimin e angazhimeve nga palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje. Në fund të mesazhit të tij sekretari i përgjithshëm i OKB tha se marrëveshja bërthamore është metoda më e mirë për të garantuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe për të garantuar aspiratat e popullit iranian. Ai edhe një herë kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe pikave të rezolutës 2231 të KS të OKB duke ruajtur respektin reciprok dhe interesat e përbashkëta.

 

 

Tags