Austria forcon kufirin me Hungarinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22324-austria_forcon_kufirin_me_hungarinë
Policia austriake ka kompletuar të gjitha kushtet për rrethimin e kufirit me Hungarinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2016 17:18 Europe/Tirane
  • Austria forcon kufirin me Hungarinë

Policia austriake ka kompletuar të gjitha kushtet për rrethimin e kufirit me Hungarinë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, policia austriake të enjten ka njoftuar se përgatitjet e nevojshme për rrethimin e kufirit prej 100 km me Hungarinë janë në përfundim e sipër. Sipas autoriteteve austriake, policia e këtij vendi është e gatshme që në rast të shtimit të numrit të emigrantëve në drejtim të lindjes, të rrethojë me shpejtësi kufirin. Në vitin 2015, 90 mijë emigrantë kanë hyrë në Austri. Christian Kern, kancelar i Austrisë dhe Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, do të takohen më 25 korrik në Budapest, për të diskutuar në lidhje me çështjet e emigrantëve.