Presidenti francez: Bisedimet për Brexit-in të kryhen shpejt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22336-presidenti_francez_bisedimet_për_brexit_in_të_kryhen_shpejt
Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se do që Britania të hapë shpejt bisedimet për braktisjen e Bashkimit Evropian dhe se do të kërkojë shpjegime nga kryeministrja britanike, Theresa May, për çfarëdo zvarritjeje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2016 02:32 Europe/Tirane
  • Presidenti francez: Bisedimet për Brexit-in të kryhen shpejt

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se do që Britania të hapë shpejt bisedimet për braktisjen e Bashkimit Evropian dhe se do të kërkojë shpjegime nga kryeministrja britanike, Theresa May, për çfarëdo zvarritjeje.

“Do të takoj Theresa May-n sonte. Kjo do të jetë një mundësi për të dëgjuar argumentet. Cila është arsyeja për vonesa? Do të doja justifikme”, tha Hollande. Hollande i bëri këto komente në Dublin, ku ai dhe kryeministri irlandez, Enda Kenny, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar bisedime të shpejta për daljen e Britanisë nga BE-ja. Nuk duhet të ketë paranegociata përpara bisedimeve formale, tha Hollande. Britanikët, në referendumin e 23 qershorit, kanë votuar për dalje nga BE-ja pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi.