Shpëtohen qindra emigrantë në brigjet jugore të Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22351-shpëtohen_qindra_emigrantë_në_brigjet_jugore_të_italisë
Garda bregdetare e Italisë ka njoftuar se janë shpëtuar qindra emigrantë në brigjet jugore të këtij vendi në ujërat e Mesdheut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2016 03:48 Europe/Tirane
  • Shpëtohen qindra emigrantë në brigjet jugore të Italisë

Garda bregdetare e Italisë ka njoftuar se janë shpëtuar qindra emigrantë në brigjet jugore të këtij vendi në ujërat e Mesdheut.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Garda bregdetare e Italisë, të enjten ka njoftuar se ekipet e shpëtimit të kësaj garde ka shpëtuar 1128 emigrantë të cilët synon të kalonin nga ngushtica e Sicilisë në Detin Mesdhe. Sipas Gradës bregdetare të Italisë, nga uji janë nxjerrë 17 kuforma të emigrantëve. Sipas Agjencisë së mbikëqyrjes së kufijve evropianë, 22 mijë e 500 emigrantë gjatë muajit qershor janë futur në brigjet e Italisë, ku shumica prej tyre ishin nga Nigeria, Sudani dhe Eritrea. Sipas statistikave të Komisionerit të lartë të OKB për emigracionin, me hyrjen e 3200 emigrantëve në Itali, numri i emigrantëve të cilët që nga fillimi i këtij viti e deri më tani kanë hyrë në këtë vend është 80 mijë.