Gjermania ndihmon rindërtimin e Gazës me 5 milionë euro
Zyra e OKB për projekte ndërkombëtare (UNOPS) ka njoftuar se Gjermania ka dhënë 5 milionë euro për rindërtimin e rajonit të përfshirë nga kriza Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve Kodsuna njoftoi se zyra e UNOPS të enjten me anë të një deklarate, bëri të ditur marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e Gjermanisë për rindërtimin e Rripit të Gazës dhe deklaroi se në bazë të kësaj marrëveshje Berlini është zotuar të rindërtojë 100 shtëpi në Rripin e Gazës të cilat janë shkatërruar gjatë luftës 50 ditore. Zyra UNOPS tha se Banka e Gjermanisë për zhvillim ka ndarë 5 milionë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në Rripin e Gazës. Berlini që nga përfundimi i luftës 50 ditore në Gaza, ka ndarë 120 milionë euro për projektet për rindërtimin e Rripit të Gazës, si dhe ka dhënë shumë ndihma humanitare për popullin palestinez të këtij rajoni.