Kryetarja e FMN, gjykohet për korrupsion financiar
Gjykata e lartë e Apelit në Francë ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve ndaj Kristine Lagarde, e cila akuzohet për dhënien e 400 milion eurove një tregtari francez.
Gjykata e apelit në Francë të premten dha urdhër për hetimin e Kristine La Garde, kreu i FMN dhe ish ministre e ekonomisë, e ka lëshuar urdhrin për pagimin e shumës 400 milion euro një tregtari francez. Dosja kundër Lagarde për këtë rast është hapur në vitin 2008 në kohën kur ajo ishte ministre e financave të Francës. Gjykata e Apelit në Francë ka thënë se ish ministrja e financave duhet të gjykohet për shpërdorimin e taksave të mbledhura nga qytetarët francezë. 3 gjykatës dhe 6 ligjvënës kanë marrë përsipër procesin e hetimeve të këtij gjyqi.