Shtohet numri i personave të dënuar me vdekje në Arabinë Saudite
Ka shkuar në 101 numri i të dënuarve me vdekje në Arabinë Saudite brenda këtij viti.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, një tjetër shtetas në Arabinë Saudite ka marrë dënimin me vdekje duke e çuar numrin në total në 101 persona. Në vitin 2015, OKB njoftoi se në Arabinë Saudite janë dënuar me vdekje 153 persona. Kjo është në kohën kur numri i të dënuarve me vdekje në vitin 2014 në Arabinë Saudite, ishte 87 persona. Në fillim të vitit 2016 Arabia Saudite ka dënuar me vdekje 47 shiitë, që konsiderohet një rekord për këtë vend. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar gjykatat e Arabisë Saudite dhe vetë këtë vend për vendimet e ekzekutimeve me vdekje.