Organizata ndërkombëtare e emigracionit kritikon deklaratat e Donald Trump
Organizata Ndërkombëtare e emigracionit ka kritikuar deklarata e fundit të kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA Donald Trump në lidhje me emigracionin, duke thënë se këto deklarata janë tejet shqetësuese dhe i ka konsideruar ksenofobe.
Sipas Press TV, Xhoel Milmen, zëdhënës i kësaj organizate në lidhje me deklaratat e Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se këto deklarata janë ksenofobe dhe për fat të keq dita ditës po shtohen dhe demonizimi i emigrantëve, të ligjshëm apo të paligjshëm, po ashtu mund të shkaktojë probleme. Donald Trump në Konventën e fundit republikane u ndal tek çështja e sigurisë duke thënë se vendi kërcënohej nga radikalët islamikë, e gjithashtu tek emigrantët e paligjshëm dhe marrëveshjet tregtare që dëmtojnë punonjësit amerikanë.