Associated Press: Emigrantët arrijnë në këmbë në kufirin e Hungarisë
Korrik 24, 2016 13:01 Europe/Tirane
Emigrantët të cilët pas një periudhe të qëndrimit në Serbi, kanë arritur në këmbë në kufirin hungarez.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, këta refugjatë sot kanë arritur në qytetin Subotica, 10 km në afërsi të kufirit Serbi-Hungari. Ata një pjesë të udhëtimit të tyre nga Beogradi e kanë kaluar duke ecur në këmbë. Rreth 300 emigrantë të premten kanë udhëtuar rreth 200 km nga Beogradi në drejtim të Hungarisë. Qëllimi i tyre është protestimi kundër politikave hungareze për mbylljen e kufijve të saj për emigrantët e huaj. Kjo politikë e Hungarisë ka lënë të bllokuar në Serbi mijëra refugjatë.
Tags