Sulm me armë të ftohtë në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22672-sulm_me_armë_të_ftohtë_në_gjermani
Një burrë vrau me hanxhar një grua e plagosi dy persona të tjerë në  Reutlingentë të Gjermanisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 15:46 Europe/Tirane
  • Sulm me armë të ftohtë në Gjermani

Një burrë vrau me hanxhar një grua e plagosi dy persona të tjerë në  Reutlingentë të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi pranë një dyqani në Listplatz, ku punonte viktima. Njerëzit u larguan prej andej të tmerruar. Agresori, i vënë në pranga nga policia, është një 21 vjeçar. Arsyet e gjestit të tij nuk janë sqaruar ende, por sipas disa raporteve, autori ka pasur një sherr me viktimën përpara se sa ta godiste e të lëndonte edhe një burrë e një grua tjetër. “I kishte ikur mendja fare”, thonë dëshmitarët që e panë skenën. “Vraponte me hanxhar në duar edhe pas një makine të policisë. Në një moment të caktuar, një person me një makine BMW i dha gaz dhe e përplasi, duke e lënë të palëvizur në tokë, ndërsa pas kësaj ndërhyri policia”.