Zjarr në afërsi të bazës së NATO-s në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22693-zjarr_në_afërsi_të_bazës_së_nato_s_në_turqi
Burimet informative në orët e para të së hënës kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të madh në afërsi të një prej bazave ushtarake të NATO-s në Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2016 03:56 Europe/Tirane
  • Zjarr në afërsi të bazës së NATO-s në Turqi

Burimet informative në orët e para të së hënës kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të madh në afërsi të një prej bazave ushtarake të NATO-s në Turqi.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti njoftoi për shpërthimin e një zjarri të gjerë në afërsi të një prej bazave ushtarake të NATO-s në rajon Buka në provincën Izmir në perëndim të Turqisë. Zjarri është duke u zgjeruar gjithnjë e më tepër për shkak të erës dhe po shkon në drejtim të bazës ushtarake të NATO-s. Policia e Turqisë ka deklaruar se ekziston mundësia që ky zjarre të jetë projektuar më parë dhe ka për qëllim ta godas bazën ushtarake të NATO-s në këtë rajon. Mediat e Turqisë kanë njoftuar se avionët amerikanë nuk kanë arritur ende ta shuajnë ose ta vënë nën kontroll këtë zjarr. Ky zjarr deri më tani ka përfshirë një sipërfaqe mbi 40 hektar të pyjeve rreth bazës ushtarake të NATO-s dhe hetimet për shkakun e këtij zjarri ende po vazhdojnë.