1 i vrarë dhe 12 të plagosur në Gjermani
Shpërthimi i ndodhur në një prej restoranteve të qytetit Ansebakh të Gjermanisë, ka marrë jetën e një personi dhe plagosur 12 të tjerë.
Edhe pse lajmet lidhur me këtë ngjarje janë kontradiktore mirëpo kryebashkiaku i qytetit në fjalë tha se shpërthimi ka ndodhur me një mjet shpërthyes. Thuhet se shpërthimi është kryer nga një emigrant sirian i cili edhe pse ka dy vite që qëndron në gjermani, akoma nuk ka përfituar të drejtën e azilit në këtë vend. Menjëherë pas ngjarjes është boshatisur një qendër muzikore që ndodhej pranë restorantet dhe që ishte e frekuentuar nga 2 mijë persona. Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka vrarë me thikë një grua dhe ka plagosur dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në një fastfood në qytetin e Reutlingen, ndërsa policia arrestoi menjëherë autorin, i cili është një azilkërkues nga Siria. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se vrasja ndodhi pas një grindje mes autorit dhe gruas, por ende nuk janë zbardhur detajet. Dy ditë më parë, në Mynih një 18-vjecar vrau 9 persona me armë zjarri, 3 prej tyre nga Kosova. Ndërsa javën e kaluar një i ri afgan, i cili dyshohej se kishte lidhje me ISIS sulmoi me thikë disa persona në një tren, ku njëri prej tyre u vra.