Turqia pranon dështimin e politikave të saj në LM
Kryetari i Komisionit ndërkombëtar të Këshillit të Federatës ruse, tha se Turqia ka pranuar veprimet e saj të gabuara në LM.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Constantine Kasachyf, kryetari i Komisionit ndërkombëtar të Këshillit të Federatës ruse, të hënën ka njoftuar se Turqia tani e kupton këtë realitet se veprimtaria e saj për imponimin e politikave të veta në rajon, nuk ka qenë e mirëprogramuar. Constantine Kasachyf ka thënë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në kuadër të veprimeve të tij për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, ka dhënë disa garanci se politikat e Ankarasë në lidhje me Moskën nuk do të ndryshojnë. Kryetari i Komisionit ndërkombëtar të Këshillit të Federatës ruse ka shtuar se veprimet e fundit të Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve janë një gjë e mirë, mirëpo nuk ekzistojnë garancitë se politikat e brendshme dhe të jashtme të Ankarasë nuk do të lëkunden. Marrëdhëniet Ankara-Moskë u futën në krizë më 24 mars 2015 për shkak të rrëzimit të një avioni ushtarak rus nga ana e Turqisë, ku më pas Rusia vendosi një seri sanksionesh kundër Turqisë. Muajin e kaluar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka dërguar një letër presidenti rus Vladimir Putin për t’i kërkuar falje për shkak të rrëzimit të avionit rus Sukhoi 24 nga ana e Turqisë dhe më pas Rusia hoqi sanksionet tetë mujore ndaj Turqisë.