Skocia synon të ndahet nga Britania e Madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22852-skocia_synon_të_ndahet_nga_britania_e_madhe
Ministri i parë i Skocisë ka bërë të ditur për përgatitjen e kushteve për  organizimin e referendumit për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 09:37 Europe/Tirane
  • Skocia synon të ndahet nga Britania e Madhe

Ministri i parë i Skocisë ka bërë të ditur për përgatitjen e kushteve për  organizimin e referendumit për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Nicolas Astrjn, ministri i parë i Skocisë, të hënën deklaroi se duke shqyrtuar mënyrën e bashkëpunimit të Anglisë me Bashkimin Evropian pas daljes së saj nga BE dhe pasojat e këtij procesi për Skocinë, pavarësia nga Britania e Madhe duhet konsideruar si një prej opsioneve me të cilin mund të përballemi. Ai shtoi se nëse miratohet në Parlament, atëherë do të përgatiten kushtet për organizimin e referendumit për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe. Vlen të theksohet se në referendumit e 23 qershorit, 62 % e qytetarëve të Skocisë kanë votuar për qëndrimin në Bashkimin Evropian. Ky rezultat është bërë shkak që përsëri të paraqitet me forcë më të madhe  ideja për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.