Skocia synon të ndahet nga Britania e Madhe
Ministri i parë i Skocisë ka bërë të ditur për përgatitjen e kushteve për organizimin e referendumit për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Nicolas Astrjn, ministri i parë i Skocisë, të hënën deklaroi se duke shqyrtuar mënyrën e bashkëpunimit të Anglisë me Bashkimin Evropian pas daljes së saj nga BE dhe pasojat e këtij procesi për Skocinë, pavarësia nga Britania e Madhe duhet konsideruar si një prej opsioneve me të cilin mund të përballemi. Ai shtoi se nëse miratohet në Parlament, atëherë do të përgatiten kushtet për organizimin e referendumit për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe. Vlen të theksohet se në referendumit e 23 qershorit, 62 % e qytetarëve të Skocisë kanë votuar për qëndrimin në Bashkimin Evropian. Ky rezultat është bërë shkak që përsëri të paraqitet me forcë më të madhe ideja për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.