Europoli paralajmëron për praninë e terroristëve potencial në Bashkimin Evropian
Policia e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për ekzistencën e qindra terroristëve potencial në Bashkimin Evropian dhe për rrezikun që kërcënon vendet e BE.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Europoli ka paralajmëruar për praninë e qindra terroristëve potencial në Bashkimin Evropian. Sipas Europolit, këta persona janë pikërisht ata ekstremistë të cilët nga Bashkimi Evropianë kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrahë grupit terrorist ISIS, ndërsa më pas janë kthyer në vendet e tyre. Europoli beson se grupi terrorist ISIS shfrytëzon fluksin e refugjatëve në mënyrë sistematike për të dërguar pjesëtarët e tij terrorist në vendet e Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë çështje nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi dhe dokumente për të vërtetuar një gjë të tillë. Ekstremistët evropianë që kanë luftuar përkrah grupeve terroriste, pasaporta origjinal ose fals po kthehen përsëri në Evropë me ndihmën e bandave trafikante të emigrantëve në Turqi. Sipas Europolit, rreth 5000 ekstremistë nga vendet e Bashkimit Evropianë kanë shkuar për të luftuar përkrah grupeve terroriste në Irak dhe Siri, ndërsa 1500-1800 prej tyre janë kthyer përsëri në Evropë. Natyrisht se shumica prej tyre nuk kanë as aftësinë dhe as nuk synojnë të kryejnë sulme terroriste. Megjithëkëtë qindra terroristë potencial mbesin në vendet e BE të cilët përbëjnë rrezik për sigurinë e BE.